Kjo javë ka nisur me dy aksidente të rënda të shënuar në akset nacionale. Në orët e para të mëngjesit të së hënës, në Babicë të Vlorës dy automjete u përplasën me njëra-tjetrën dhe si pasojë mbeti e plagosur një vajzë.
Vajza e lënduar ka pësuar fraktura në kokë, ndërsa shoferi tjetër që mbeti i plagosur ka dhimbje në kraharor. E plagosura u transportua për tu trajtuar me ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Vlorës.
Ndërkohë një tjetër aksident, këtë herë me pasoja fatale u regjistruar rreth orës 09:30 në aksin rrugor ‘Durrës-Rrogozhinë’. Si pasojë e ka ndërruar jetë një këmbësor.
“Më datë 09.02.2026, rreth orës 09:30, automjeti me drejtues shtetasin M. I., ka përplasur në aksin rrugor “Durrës-Rrogozhinë”, një këmbësor ende të paidentifikuar, që si pasojë ka humbur jetën. Shtetasi M. I. është shoqëruar në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve procedurale të mëtejshme. Sakaq, këmbësori që humbi jetën është identifikuar si shtetasi E. Gj., 72 vjeç”, njofton policia.
Sakaq në vendngjarje ndodhen forcat e policisë, të cilat po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)