Në komunikatën e saj ditore, policia e Tiranës informon se ka vënë në pranga një person, i cili ishte shpallur në kërkim për plagosje me thikë.
I arrestuari është shtetasi G.I. i cili prej datës 1 të muajit dhjetor kërkohej nga blutë e kryeqytetit për një ngjarje ku mbeti i plagosur me thikë një shtetas.
Gjatë kontrollit në banesën e 30 vjeçarit, policia sekuestroi dhe një sasi të vogël lënde narkotike kanabis sativa.
Ndërkohë, në komunikatë mësohet se gjatë 24 orëve janë ndaluar dhe 3 persona të tjerë për vepra të ndryshme penale në Tiranë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)