Prokuroria e Posaçme ka përfunduar leximin e aktakuzës në seancën paraprake ndaj ish-Presidentit Ilir Meta, ish-kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi, si dhe Pirro Xhixhës, Ema Çokut dhe Fatime Kryemadhit.
Prokurori i çështjes, Sotir Kllapi, i kërkoi gjykatës paraprake që dosja të kalojë për gjykim në themel, ndërsa ndaj pesë të pandehurve rëndojnë akuzat për korrupsion dhe pastrim parash.
Gjatë seancës ka folur edhe Ilir Meta, ndërsa seanca u mbyll pas përfundimit të parashtrimeve të SPAK dhe seanca e radhës është caktuar të zhvillohet të enjten e 12 shkurtit, ku do të vendoset nëse çështja do të kalojë për gjykim në themel.
Foto: LSA
Pas daljes nga seanca, Monika Kryemadhi reagoi për mediat, duke kritikuar mënyrën se si, sipas saj, prokuroria ka paraqitur materialet hetimore. Ajo tha se relacioni i lexuar nga prokurori ishte kryesisht një përsëritje e vazhdueshme e të njëjtave elemente.
“Big Brother në versionin e SPAK-ut. Prokurori mbaroi relacionin dhe, për të thënë të drejtën, ishte përsëritje e të njëjtave gjëra disa herë, vetëm për të shtuar numrin e faqeve”, deklaroi Kryemadhi.
Ajo bëri të ditur se lista e provave iu dorëzua vetëm në fund të seancës dhe përbëhet nga mbi 40 faqe materiale, të cilat ajo nuk i konsideron prova ligjore.
“Në fund na u dorëzua lista e provave, rreth 40 e ca faqe, ku ka intervista, shkrime e gazeta. Për herë të parë, edhe në kohën e diktaturës këto nuk quheshin prova, por thirrej intervistuesi dhe merrej dëshmia në formën e provës”, u shpreh Kryemadhi.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kreu i PL-së e vendosi theksin edhe te ajo që e cilësoi “garantim i paprekshmërisë”, duke akuzuar kryeministrin Rama se ka kapur në mënyrë antikushtetuese çdo qelizë të drejtësisë së re.
Ish-luftëtari I UÇK, Haxhi Shala është liruar nga Gjykata Speciale. Lajmi për ardhjen e tij e ka bërë të ditur djali i tij, Flakron Shala. Ai ka ndarë një mesazh në Facebook, duke shkruar: “Mirë se erdhe në atdhe, babë”.
Çështja “Buka”, paraqitet në Gjykatën e Posaçme lista e plotë e dëshmimtarëve për dyshimin se i ka shkaktuar buxhetit të shtetit dëm në vlerën e rreth 7 miliardë lekëve.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për protestën e një dite më parë të opozitës. Në një postim në rrjetin social X, ai kërkon drejtësi për policët e plagosur dhe ndëshkimin e atyre që hodhën sende piroteknike.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Çmontimi” në qarkun e Beratit, duke goditur një skemë të kontrabandës së automjeteve dhe tregtimit të pjesëve të tyre, kryesisht të sjella ilegalisht nga Mbretëria e Bashkuar.
Ministria e Shëndetësisë, përmes një njoftimi për mediat ka bërë të ditur se nga protesta e opozitës janë paraqitur në Spitalin Ushtarak dhe QSUT 21 persona, 19 prej të cilëve efektivë policie. Deputeti demokrat Bledjon Nallbati ka dalë nga spitali pasi ka marrë mjekimin e nevojshëm.
Këtë të mërkurë priten reshje mesatare në qarqet Shkodër, Dibër, Lezhë, Durrës dhe Vlorë të shoqëruara me shtrëngata. Në qarqet Kukës, Tiranë, Elbasan, Fier dhe Gjirokastër priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare.
Protesta e zhvilluar para Kryeministrisë dhe Kuvendit u shoqërua me dhunë ndaj Policisë së Shtetit, ku si pasojë e sulmeve me molotov dhe mjete të forta u plagosën 16 punonjës policie.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vizituar Spitalin e Traumës pas protestës së opozitës, ku është njoftuar për gjendjen e deputetit të PD, Bledion Nallbati, i cili pësoi një goditje në kokë gjatë përplasjeve me policinë.
Komente (0)