Një 30-vjeçar është dërguar në spitalin e Durrësit i plagosur me thikë. Nga informacionet paraprake mësoghet se A.B., 30 vjeç është vetëdëmtuar në dorë me mjet prerës.
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 14:30, në rrugë, në lagjen nr. 1, dyshohet se është vetëdëmtuar në duar me mjet prerës (thikë) shtetasi A. B., 30 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale mjetin prerës (thikë), me të cilin dyshohet se 30-vjeçari është vetëdëmtuar.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)