Detaje të reja dalin në dritë për ngjarjen e djeshme në Lezhë ku mbeti i plagosur pronari i një berberhane.
Brenda në berberhane dyshohet se ka qenë një pjesëtar i familjes Nikulaj. Po ashtu, brenda dyshohet se ka qenë edhe një efektiv policie, i cili ka kundërpërgjigjur ndaj autorëve.
Ndërhyrja e tij ka parandaluar atentatin. Në dëshminë e tij paraprake, polici ka deklaruar se është gjendur rastësisht në berberhane dhe se ngjarja ka ndodhur shumë shpejt, duke mos arritur t’i shohë autorët.
Dyshohet se edhe një person i dytë ka mbetur i plagosur, por nuk është paraqitur në spital.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)