Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës, 45 vjeçari Denis Çumani i cili u konfliktua 5 ditë më parë me dy kushërinj në qytetin e Shijakut.
Çumani u përfshi në një konflik me kushërinjtë Dorian dhe Indrit Ferra për shkak të një vajzë.
Sipas dinamikës së krijuar nga hetuesit, 45 vjeçari i dërgonte mesazhe një vajze që kishte lidhje me Dorian Ferrën. Pas insistimeve të këtij të fundit, vajza ka treguar për mesazhet dhe për personin që i dërgonte.
Më pas, Dorian Ferra, së bashku me kushëririn e tij Indrit Ferra, kanë shkuar në banesën e Çumanit dhe e kanë dhunuar me grushte e shkelma. Më pas i kanë vënë pistoletën në kokë dhe e qëlluan në brinjë, duke e lënë të plagosur rëndë.
Pas kësaj ngjarje, dy kushërinjtë janë larguar dhe vijon të jenë në kërkim, teksa pozitat e tyre tashmë janë rënduar pas vdekjes së 45 vjeçarit në spital.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)