Një aksident i rëndë, fatmirësisht pa viktima, është regjistruar pak pas mesditës në zonën e Palasës në Vlorë.
Sipas të dhënave paraprake, raportohet se dy kamionë të tonazhit të rëndë kanë dalë nga rruga dhe janë batuar në anë të rrugës.
Për pasojë të tre personat që udhëtonin në mjetet e aksidentuar kanë mbetur të dëmtuar. Dy prejt tyre u dërguan me urgjencë në spitalin rajonal të Vlorës, teksa i treti ka plagë më të lehta.
Policia ka shkuar menjëherë në vendgjarje dhe po heton për shkaqet e aksidentit, teksa për disa minuta rruga ka qenë e bllokuar.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)