Janë identifikuar dy shqiptarët që humbën jetën mëngjesin e sotëm në një aksident të rëndë rrugor në Itali.
Sipas mediave italiane, personat që humbën jetën në këtë aksident janë të rinjtë Blendi Syla dhe Robert Daçi, ndërkohë që 3 persona të tjerë mbetën të plagosur.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën që lidh qytetin Savigliano me Vottignasco, në zonën Gorra.
Sipas autoriteteve italiane, një automjet tip "Jeep", ku udhëtonin tre të rinj shqiptarë u përplas me një kamion.
Dy prej tyre humbën jetën në vendngjarje, teksa një i tretë është dërguar në spital me dëmtime të rënda.
Të plagosur kanë mbetur edhe dy personat që ndodheshin në kamion, banorë të zonës Costigliole Saluzzo. Drejtuesi i mjetit është transportuar në spital, ndërsa gruaja që udhëtonte me të është dërguar me helikopter në spitalin e Cuneos në gjendje të rëndë.
Ngjarja ka tronditur komunitetin shqiptar në Itali, duke rikthyer vëmendjen te aksidentet rrugore dhe pasojat tragjike që ato vazhdojnë të sjellin.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)