Autoritetet turke kanë arrestuar Bledar Doçin, vëllain e Elvis Doçit, i njohur si “Visi i Pojës”, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia për trafik ndërkombëtar të drogës.
Bledar Doçi akuzohet për pjesëmarrje në një grup kriminal të trafikimit të lëndëve narkotike, ndërsa vëllai i tij, Elvis Doçi, konsiderohet një nga drejtuesit e grupit të strukturuar kriminal që vepronte ndërkombëtarisht.
Operacioni i koduar “Ura” u realizua në bashkëpunim mes SPAK dhe Antimafias italiane, duke goditur rrjetin e trafikut të drogës nga Amerika e Jugut drejt Evropës.
Sipas hetimeve, grupi i udhëhequr nga “Visi i Pojës” konsiderohet si një nga më të mëdhenjtë me bazë në Shqipëri dhe degëzime në Itali, duke u përfshirë në transportin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike në shkallë ndërkombëtare.
Autoritetet vazhdojnë hetimet dhe procedurat për ekstradimin e të arrestuarit në Itali, ku pritet të përballet me akuza të rënda për trafik droge.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)