Policia e Fierit bën me dije se ka përmbyllur me sukses një operacion kundër veprimtarisë së paligjshme në fushën e prostitucionit.
Në fund të operacionit të koduar “Destinacion” është vënë në pranga një 41 vjeçare nga Patosi, e cila dyshohet se ushtronte prostitucion në disa zona të ndryshme të qytetit të Fierit.
Gjithashtu, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, ku nisi procedimi penal ndaj tre shtetasve: E. Sh., 41 vjeç, T. Ç., 39 vjeç dhe M. B., 34 vjeç, të dyshuar se kanë përfituar nga kjo veprimtari kriminale.
Materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)