Policia kufitare në portin e Sarandës bën me dije se ka proceduar penalisht një shtetas grek për mosdeklarim të të ardhurave.
Gjatë kontrollit të imtësishëm, policia gjeti 45 mijë euro në çantën e 45 vjeçarit G. V. të cilat nuk i kishte deklaruar në kufi sipas legjislacionit në fuqi.
Paratë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, teksa u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin grek G. V., banues në Greqi.
“Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)