Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka komunikuar vijimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” shtetasit Jozi Kraja, i ekstraduar dy ditë më parë nga Zvicra.
Dyshimet janë se Jozi Kraja, nga Shkodra, për një periudhë 4-vjeçare, ka siguruar kushte dhe mjete materiale për të kryer vrasjen e dy vëllezërve, Durim dhe Valter Bami.
Në përfundim të shqyrtimit, trupi gjykues vendosi vazhdimin e masës së arrestit në burg ndaj të pandehurit Jozi Kraja, i akuzuar për veprat penale: “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Gjykata urdhëroi Policinë Gjyqësore që Kraja të dërgohet menjëherë në institucionin e paraburgimit dhe SPAK-un për zbatimin e vendimit.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)