Në timon pa leje drejtimi, kishte thyer masën e arrestit dhe ndërkohë iu gjetën dhe armë në mjetin që drejtonte. Bëhet fjalë për një 30-vjeçare në kryeqytet e cila është arrestuar nga policia.
"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2:
-në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, arrestuan shtetasen A. K., 30 vjeçe, pasi u kap duke drejtuar automjet, pa leje, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”. Gjatë kontrollit në automjet u gjetën 2 armë të ftohta që u sekuestruan me cilësinë e provës materiale;", thotë policia në komunikatën për shtyp.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)