Një aksident rrugor është shënuar pasditen e kësaj të mërkure në aksin “Mjedë–Spathar”, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në liqenin e Vaut të Dejës.
Sipas informacioneve zyrtare, brenda automjetit ndodheshin tre persona, të cilët janë nxjerrë nga uji me ndihmën e forcave të policisë dhe zjarrfikësve dhe janë transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Shkodrës. Fatmirësisht, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia njoftoi se aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:10 dhe se të plagosurit po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ndërkohë, grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)