I dënuar për trafik droge, sekuestrohen pasuritë e vlonjatit

Gjykata e Vlorë ka pranuar kërkesën e prokurorisë për sekuestrimin e pasurive të një shtetasi të dënuar për trafik droge.

21.01.2026. 11:14

I dënuar për trafik droge, sekuestrohen pasuritë e vlonjatit

Gjykata e Vlorës, me kërkesë të prokurorisë, ka sekuestruar pasuritë e një shtetasi i cili rezulton të jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për trafik droge dhe pjesëmarrje në grup kriminal.

Sipas Gjykatës, shtetasi Arjan Rrokaj nuk i justifikon pasuritë, për të cilat prokuroria kërkoi sekuestrimin.

Kështu, Rrokajt dhe familjarëve të tij iu sekuestruan 3 apartamente, një njësi dhe tre automjete të cilat arrinin një vlerë mbi 400 mijë euro.

Pasuritë e sekuestruara

a. Pasuria e llojit “apartament” me nr.pasurie 29/519+2-2, me sip.67 m2, Vlorë, në zotërim të shtetasit B.B dhe A.Rr;

b. Pasuria e llojit “apartament” me nr.29/599+1-22, me sip.73 m2, Vlorë, në zotërim të shtetasve A.Rr dhe B.B;

c. Pasuria e llojit “apartament” me nr.113/34+2-20, me sip.68.8 m2, ZK 3292, Tiranë, në zotërim të shtetases B.B;

d. Pasuria e llojit ‘njësi’ me nr. 12/417-N4 ZK 8602, Vlorë, me sip. 27 m2, në zotërim të shtetasit A.Rr;

e. Pasuria e luajtshme automjet marka “Toyota Corolla” viti 2020, në zotërim të shtetases B.B;

f. Pasuria e luajtshme automjet marka “Volvo XC 60” viti 2020, në zotërim të shtetases B.B; si dhe g. Pasuria e luajtshme automjet marka “Mercedes benz GLA” viti 2016, në zotërim të shtetases S.Rr.

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë pranoi kërkesën e organit të akuzës, duke caktuar masën e sigurimit pasuror sekuestro preventive për pasuritë e mësipërme të paluajtshme në vlerë totale 400.000 euro.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)