Struktura e Posaçme Anti Korrupsion ka mbyllur hetimet dhe i ka komunikuar zyrtarisht akuzën ish-kreut të bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi.
Ish-kryebashkiaku akuzohet për shpërdorim detyre pas një kallëzimi të bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për parregullsi me tenderët, gjatë kohës kur ushtronte detyrën e tij.
Auditimi i KLSH evidentoi shkelje në 12 tenderë për rikonstruksione, rrugë lidhëse dhe mbjellje pemësh me një dëm ekonomik prej 33 milionë lekësh.
Në disa raste, u konstatuan praktika të padrejta në vlerësimin e ofertave, duke përjashtuar operatorë me ofertat më të ulëta.
Po ashtu, në zgjedhjet e majit, SPAK i sekuestroi telefonin Roshit, pasi dyshohet se ishte përfshirë në korrupsion zgjedhor, pasi po mbështeste kushëririn e tij Elton Roshi që kandidonte për PD.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)