Një apartament i përshtatur për kultivimin e kanabisit është zbuluar në qytetin e Sarandës.
Mësohet se në ambientet e “shtëpisë së barit” janë gjetur rreth 250 bimë kanabisi dhe operacioni është realizuar pas një hetimi një mujor nga strukturat e policisë në Drejtorinë Rajonale Vlorë.
NeësmaxBalkans mëson se apartamenti i përshtatur me llampa dhe pajisje të tjera për rritjen e bimëve narkotike ndodhej në rrugën “Butrinti”, në zonën e njohur si “Turizmi”.
Po ashtu mësohet se në pranga ka rënë një person, i cili është arrestuar në flagrancë duke u kujdesur oër bimët e kanabisit.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)