Një person është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e sotme në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Brigada 17 Sulmuese”, ku trupi i pajetë është konstatuar nga banorë të zonës, të cilët kanë njoftuar menjëherë autoritetet.
Sipas burimeve paraprake, viktima është identifikuar si Vasil Gashi. Ai është gjetur i veshur me uniformë pune, ndërsa nuk janë bërë ende të ditura shenja të dukshme dhune apo elementë të tjerë që mund të hedhin dritë mbi shkakun e vdekjes.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur veprimet e para hetimore. Trupi i viktimës është ekzaminuar paraprakisht, ndërsa pritet që prokuroria të urdhërojë kryerjen e ekspertizës mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)