Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e sotme në qytetin e Koplikut, ku një i ri ka humbur jetën gjatë punës.
Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 11:40, shtetasi E. K., 27 vjeç, dyshohet se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike teksa ishte duke punuar në një magazinë për vendosjen e paneleve diellore.
Si pasojë e goditjes elektrike, i riu ka ndërruar jetë në vend. Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia, ndërsa grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje tragjike.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)