Një taksist nga Tirana ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Durrësit, pasi u plagos me thikë nga disa persona të paidentifikuar.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur në zonën e plazhit në Durrës, në sektorin Hekurudha, kur
45 vjeçari nga Tirana, Florant Sinanaj u godit disa herë me thikë,
Sinanaj është dërguar me urgjencë në spital dhe iu nënshtrua një operacioni, teksa motivet e këtij krimi janë ende të paqarta.
Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)