Një aksident rrugor është regjistruar në orët e pasdites në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, ku për pasojë janë plagosur tre persona.
Sipas të dhënave nga vendngjarja, përplasja ka ndodhur pranë kryqëzimit të Gjadrit teksa mësohet se dy nga të plagosurit janë shtetas italianë.
Të plagosurit u dërguan me urgjencë në spital, teksa shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta.
Pas përplasjes, një nga makinat ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një parcelë pranë saj.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)