Autoblinda që transportonte para përplas për vdekje këmbësorin në Elbasan

Një aksident i rëndë rrugor me pasojë humbjen e jetës është shënuar në fshatin Shushicë të Elbasanit. Një këmbësor i moshuar ka ndërruar jetë pasi u përplas nga një mjet i blinduar që transportonte para për një shoqëri private sigurie.

20.12.2025. 13:18

Sipas njoftimit të Policisë, drejtuesi i mjetit, shtetasi V. B., 57 vjeç, gjatë manovrimit me automjetin e blinduar ka aksidentuar shtetasin Xhelal E., 77 vjeç, i cili po lëvizte si këmbësor. Pas përplasjes, drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes.

I moshuari u transportua me urgjencë drejt Spitalit të Traumës, por për shkak të plagëve të rënda, nuk arriti t’u mbijetojë dhe ndërroi jetë gjatë rrugës për në spital.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin V. B., 57 vjeç, pasi në fshatin Shushicë, gjatë manovrimit me mjet të blinduar për transportin e vlerave monetare të një shoqërie private sigurie, ka aksidentuar një këmbësor dhe është larguar nga vendi i aksidentit. Si pasojë, këmbësori ka humbur jetën gjatë transportimit për në Spitalin e Traumës”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)