Vidhnin pajisje elektronike në dyqane, arrestohen dy “skifterët” në Tiranë

Vetëm gjatë kësaj jave, në tre dyqane u morën para dhe pajisje elektronike, sekuestrohet edhe automjeti që përdorej për kryerjen e veprave penale.

19.12.2025. 14:33

Vidhnin pajisje elektronike në dyqane, arrestohen dy “skifterët” në Tiranë

Policia e Tiranës njoftoi se ka finalizuar operacionin e koduar “Duo”, në kuadër të hetimeve për zbardhjen e vjedhjeve dhe nxjerrjen e autorëve para drejtësisë. Gjatë kësaj jave, në tre dyqane u vodhën para dhe pajisje elektronike. Pas hetimeve, u identifikuan dhe u arrestuan dy shtetas, të cilët dyshohet se kryen këto vjedhje.

Si pjesë e operacionit, u sekuestrua automjeti që përdorej për kryerjen e veprave penale. Policia po vijon punën për të zbardhur të gjitha ngjarjet dhe për të parandaluar raste të ngjashme.

NJOFTIMI I POLICISË:

Në kuadër të veprimeve hetimore dhe operacionale, të kryera menjëherë pas kallëzimeve të qytetarëve, për vjedhje të pronës/pasurisë së tyre, shërbimet e komisariateve të Policisë Nr. 4 dhe Nr. 2 finalizuan operacionin e koduar “Duo”, gjatë të cilit u lokalizuan, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit E. C., 38 vjeç dhe M. F., 40 vjeç, të dy banues në Durrës.

Nga hetimet dyshohet se 2 shtetasit, më datë 15.12.2025, kanë vjedhur 8 pajisje elektronike, në një dyqan në Yzberisht, më datë 17.12.2025, kanë vjedhur një shumë parash, në një dyqan në rrugën “Bardhyl”, dhe më datë 19.12.2025, kanë vjedhur 1 pajisje elektronike, në një dyqan në Rrugën e Kavajës.

Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)