Aksident në Maqellarë, përplasen 3 makina, ka të lënduar

Tre automjetete u përfshinë në një aksident rrugor në aksin Shupenzë-Maqellarë. Sipas raportimeve paraprake një person është plagosur dhe aktualisht ndodhet në spital.

16.12.2025. 17:35

Aksident në Maqellarë, përplasen 3 makina, ka të lënduar

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së martës në aksin rrugor Shupenzë-Maqellarë

Në aksident janë përfshirë 3 makina, një prej të cilave ka qenë me targa të huaja.

Për pasojë raportohet të ketë mbetur i plagosur drejtuesi i një prej mjeteve, i cili është dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidenti, por mësohet se policia rrugore ndodhet në zonë për të lehtësuar trafikun.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Etiketat:

Komente (0)