Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Vlorë, ku një i moshuar ka humbur jetën duke u mbytur në det.
Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 07:00, në zonën e Lungomares, dyshohet se ka humbur jetën shtetasi Shezai Hoxha, 89 vjeç, banues në fshatin Dushkarak. I moshuari, i cili vuante nga skleroza, është parë duke u futur në det, por nuk ka arritur më të dalë, duke humbur jetën në ujë.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ekipet e emergjencës, ndërsa trupi i pajetë është nxjerrë nga deti. Grupi hetimor ka nisur hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes, megjithëse paraprakisht dyshohet për një mbytje aksidentale.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)