Mbi 500 gjoba dhe 12 të arrestuar për shkelje të rregullave të trafikut në Tiranë

Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë intensifikon kontrollet në rrugët e kryeqytetit, duke vendosur 524 gjoba dhe arrestuar ose proceduar penalisht 12 persona, të cilët rrezikuan jetën e pjesëmarrësve të tjerë në trafik.

15.12.2025. 13:17

Mbi 500 gjoba dhe 12 të arrestuar për shkelje të rregullave të trafikut në Tiranë

Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë ka vendosur 524 gjoba vetëm gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa 12 persona u arrestuan ose u proceduan penalisht, pasi me manovrat e tyre rrezikuan jetën e pjesëmarrësve të tjerë në trafik.

Ndër masat kryesore të marrë, 85 ishin për drejtues mjetesh që nuk respektuan radhën në trafik, duke krijuar situata të rrezikshme, 179 për mosvendosje të rripit të sigurimit dhe 260 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit.

Policia Rrugore apelon sërish për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor, përdorimin e rripit të sigurimit dhe shmangien e përdorimit të celularit gjatë drejtimit. Ajo thekson rëndësinë e kujdesit maksimal në çdo manovër për të parandaluar aksidentet dhe për të mbrojtur jetën e drejtuesve dhe qytetarëve të tjerë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)