Një 64-vjeçar, punonjës për punime hidraulike ka humbur jetën pasditen e sotme në zonën e Paskuqanit, pasi ka rënë nga lartësia në një objekt në ndërtim.
Policia e kryeqytetit bën me dije se për rastin ka vënë në pranga një 61-vjeçar, që ushtront detyrën e administratorit të punimeve për firmën që ndërtonte objektin ku ndodhi ngjarja e rëndë.
“Në orën 18:00, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 61 vjeç, me detyrë administrator i firmës nënkontraktore, pasi rreth orës 10:30, të ditës së sotme, në Paskuqan 1, gjatë punës, ka rënë nga lartësia shtetasi H. P., 64 vjeç (punëtor për punime hidraulike), i cili si pasojë ka humbur jetën”, njofton policia.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)