Aksident në Berat-Lushnje, plagosen dy të moshuarit

Dy të moshuar kanë mbetur të plagosur pasi makina me të cilën udhëtonin ka dalë nga rruga në aksin rrugor Berat-Lushnje dhe ka përfunduar në kanal.

14.12.2025. 12:11

Aksident në Berat-Lushnje, plagosen dy të moshuarit

Një çift të moshuarish kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor mëngjesin e së dielës në aksin rrugor Berat-Lushnje.

Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Çukas, kur mjeti i drejtuar nga Bilbil Nure ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin vaditës aty pranë.

Për pasojë ka mbetur i plagosur Bilbil Nure dhe bashkëshortja e tij Xhevahire Nure.

Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë nga makina çiftin e bashkëshortëve, të cilët kishin marrë plagë të konsiderueshme.

Dy të plagosurit u transportuan me urgjencë në spitalin e Lushnjes, teksa po hetohet për shkaqet e këtij aksidentit.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)