Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në Tiranë, në zonën e njohur si rruga e Prushit, ku një përplasje mes një automjeti dhe një motomjeti ka përfunduar me pasoja tragjike.
Sipas të dhënave paraprake, automjeti që drejtohej nga një i ri rreth 23 vjeç u përplas me një motomjet, i cili drejtohej nga një burrë rreth 40 vjeç. Përplasja rezultoi fatale për drejtuesin e motomjetit, i cili humbi jetën në vend si pasojë e plagëve të marra.
Në motomjet udhëtonte edhe një pasagjere, një vajzë rreth 22 vjeçe, e cila mbeti e plagosur rëndë dhe u transportua menjëherë drejt spitalit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat, ku po kryhen veprimet e nevojshme proceduriale për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit. Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për të përcaktuar shkaqet që çuan në këtë ngjarje të rëndë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)