Veliaj kërkesë në Kushtetuese: Të përshpejtohet shqyrtimi i padisë: Po sjell dëme për kryeqytetin

Avokatët e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i kanë kërkuar Gjykatës Kushtetuese të përshpejtojë shqyrtimin e padisë për shfuqizimin e masës së arrestit në burg, duke e cilësuar atë antikushtetuese dhe të dëmshme për funksionimin e kryeqytetit.

13.12.2025. 19:14

Veliaj kërkesë në Kushtetuese: Të përshpejtohet shqyrtimi i padisë: Po sjell dëme për kryeqytetin

Mbrojtja ligjore e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me një kërkesë për përshpejtimin e shqyrtimit të padisë që synon shfuqizimin e masës së arrestit në burg, të cilën e cilëson antikushtetuese. Sipas avokatëve, mbajtja e Veliajt në paraburgim po shkakton pasoja të drejtpërdrejta për funksionimin e kryeqytetit, për shkak të mungesës së tij në detyrë.

Çështja penale ndaj Veliajt dhe personave të tjerë të pandehur ndodhet aktualisht në fazën e seancës paraprake, ku gjykata do të vendosë nëse dosja e SPAK do të kalojë për gjykim. Kërkesa drejtuar Kushtetueses vjen dy javë pasi Veliaj, i arrestuar që prej muajit shkurt, kundërshtoi vendimet e gjykatave më të ulëta që kanë miratuar vazhdimin e paraburgimit.

Deri më tani, Gjykata Kushtetuese nuk ka caktuar një datë për shqyrtimin e kërkesës, ndonëse më herët i ka dhënë të drejtë Veliajt në një çështje tjetër, duke e rikthyer në detyrë dhe shfuqizuar vendimin e Këshillit të Ministrave.

Në seancën e fundit, Veliaj kërkoi akses të plotë në materialet e dosjes, duke argumentuar se dhënia e tyre vetëm në USB e pamundëson mbrojtjen efektive, pasi në ambientet e paraburgimit mungojnë kushtet teknike. Seanca e radhës paraprake është caktuar për më 5 janar, ndërsa SPAK e akuzon Veliajn për disa vepra të rënda penale.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)