Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin Shkodër–Lezhë, ku janë përfshirë tre automjete, mes tyre edhe një automjet i drejtuar nga një punonjës i Policisë së Shkodrës. Fatmirësisht, nga përplasja nuk ka pasur humbje jete.
Burime zyrtare bëjnë me dije se si pasojë e aksidentit janë lënduar lehtë disa persona, të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Përfshirja e një efektivi policie ka bërë që veprimet procedurale dhe hetimore të kalojnë nën kompetencën e Prokurorisë së Shkodrës.
Sipas informacionit paraprak, rreth orës 16:30, automjeti me drejtues shtetasin F. H. është përplasur fillimisht me automjetin që drejtohej nga shtetasi A. S., dhe më pas me një automjet tjetër me drejtues shtetasin G. Sh. Si pasojë e përplasjes, shtetasi F. H. ka pësuar dëmtime të lehta dhe është dërguar në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku po merr trajtim mjekësor dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit rrugor, ndërsa qarkullimi në këtë segment rrugor ka vijuar me ngadalësime të përkohshme.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)