Aksident rrugor në Lezhë, plagosen dy persona

Dy persona kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e së premtes në Lezhë, pasi një automjet ka përplasur një motor.

12.12.2025. 19:05

Aksident rrugor në Lezhë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka tronditur sot lagjen “Skënderbeg” në Lezhë, ku një automjet është përplasur me një motor, duke lënë të plagosur dy persona.

Drejtuesi dhe pasagjeri i motorit, të lënduar nga goditja, u transportuan me shpejtësi drejt Spitalit Rajonal të Lezhës. Sipas mjekëve, ata kanë pësuar plagë në disa zona të trupit dhe po marrin trajtimin e nevojshëm nën kujdes intensiv.

Ndërkohë, policia mbërriti në vendin e ngjarjes pak minuta pas aksidentit, duke shoqëruar drejtuesen e automjetit për t’u marrë në pyetje.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)