Sherr me thika mes adoleshentëve në Shkodër, tre të plagosur

Tre të plagosur është bilanci i një sherri mes adoleshentëve që ndodhi mëngjesin e sotëm në Shkodër. Policia bën me dije se në konflikt janë përfshirë dy vëllezër, të cilët janë përplasurme një tjetër bashkëmoshatar të tyre.

12.12.2025. 12:30

Sherr me thika mes adoleshentëve në Shkodër, tre të plagosur

Një konflikt mes adoleshentëve ka ndodhur paraditen e sotme në Shkodër, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, ku janë përfshirë tre të rinj, mes tyre edhe dy vëllezër.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 11:10 dhe dyshohet se sherri ka nisur për motive të dobëta, duke u përshkallëzuar deri në përdorimin e mjeteve prerëse.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shkodrës, në konflikt janë përfshirë shtetasi A. K. dhe vëllezërit F. Th. dhe K. Th.. Të tre të rinjtë janë dërguar menjëherë në spital për trajtim mjekësor dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Forcat e rendit kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur punën për sqarimin e plotë të rrethanave, si dhe për identifikimin e shkaqeve që çuan në konfliktin mes adoleshentëve.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)