Policia Kufitare në Rinas ka vënë në pranga një 42 vjeçar, banues në Itali, pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet zvicerane.
Pas hetimeve, rezultoi se Gjykata e Gjenevës ka caktuar masën e sigurisë arrest në burg për 42-vjeçarin A.M. pasi dyshohet për veprën penale të vjedhjes me dhunë.
Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët në Zvicër, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 42-vjeçarit.
Po ashtu po nga policia e Rinasit, nisi procedim për shtetasin Xh. H., 28 vjeç, banues në Krujë, pasi tentoi të fuste në Republikën e Shqipërisë, 12 000 euro, pa i deklaruar tek autoritetet doganore. Shuma e eurove u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)