Vrasja e Martin Canit, dënohet me 16 vite burg Mario Përlleshaj
Mario Përlleshaj, i cili në 18 nëntor të vitit të shkuar i mori jetën duke goditur me thikë bashkëmoshatarit Martin Cani, është shpallur fajtor duke u dënuar me 16 vite heqje lirie nga Gjykata e Tiranës.
Gjykata e Tiranës ka dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn, i akuzuar për vrasjen e 15-vjeçarit Martin Cani dhe plagosjen e Luis Meçes, ngjarje e ndodhur pranë shkollës 9-vjeçare “Fan S. Noli” në kryeqytet.
Sipas vendimit, Përlleshaj u shpall fajtor për akuzat “vrasje” dhe “tentativë vrasjeje”, duke marrë respektivisht 12 dhe 10 vite burg, ndërsa në bashkim dënimi u përcaktua përfundimisht në 16 vite heqje lirie.
Prokuroria e Tiranës kishte kërkuar 25 vite burg për të miturin, duke argumentuar se dinamika e krimit dhe pasojat e rënda kërkonin një dënim të lartë. Gjatë pretencës, prokurorja Alma Felja kujtoi nenin 97 të Kodit Penal, që lidhet me përgjegjësinë penale të të miturve, duke ia lënë në dorë gjykatës vendimmarrjen finale.
Foto: LSA
Babai i Martinit, Engjëll Cani pasi mësoi vendimin e gjykatës tha për mediat se asnjë dënim nuk e zhduk dhimbjen që familja ndien. Sipas tij me një SMS mund të ishte shmangur ngjarja tragjike, por nga shkolla “Fan Noli” nuk i kanë komunikuar familjarëve se kishte ndodhur një sherr mes dy të miturve.
"Ka nxjerrë një rreze drite për Martinin dhe Luisin, por dhimbja nuk krahasohet. Dhimbja jonë është e pakrahasueshme, edhe burgim të përjetshëm të ishte, është e pakrahasueshme. Sherri ka ndodhur që të premten dhe ne me një SMS mund të shpëtonim jetë. Shkolla nuk na ka njoftuar, me një SMS do shpëtonim jetë. Autori s’ka pasur asnjë pendesë. Ngjarjen e ka parë e tërë Tirana. Të gjithë e dinë këtë ngjarje. Shkolla nuk ka shafqur as pendesë, asgjë.”
Ngjarja e rëndë që çoi më pas qeverinë edhe drejt mbylljes së rrjetit social Tik Tok, ndodhi më 18 nëntor të vitit të kaluar, pas një konflikti që kishte nisur disa ditë më parë mes adoleshentëve brenda ambienteve të shkollës dhe në platformën e sipërpërmendur.
Megjithëse sherri i asaj dite ishte dukur se ishte zgjidhur, ai nuk u raportua nga oficerja e sigurisë së shkollës, çka bëri që tensionet të vijonin. Në ditën e ngjarjes, palët u takuan pranë shkollës “Fan Noli” për t’u “sqaruar”, por konflikti degjeneroi sërish, duke përfunduar me vrasjen e Martin Canit, plagosjen e Luis Meçes dhe vetëplagosjen e autorit.
Thika e përdorur në krim u gjet disa ditë më vonë në një ndërtesë të braktisur, ndërsa ekspertiza konfirmoi se ishte e njëjta armë me të cilën u goditën viktimat. Që prej arrestimit, Mario Përlleshaj është mbajtur në institucionin e të miturve në Kavajë.
Avokati i familjes Cani, duke folur pas shpalljes së vendimit tha se drejtësia u vendos në vend.
“Ne mendojmë se nuk është çështje dënimi, por drejtësie, çështje për të mbrojtur dy të mitur dhe shumë prej tyre. Ky duhet të jetë një mesazh për qeverinë shqiptare dhe institucionet arsimore që edukojnë rininë shqiptare. Ne do të ndjekim më tej çdo të drejtë ligjore të familjes Cani. Është dënuar për dy vepra penale, dhe ka marrë vetëm 16 vite. Sot gjykata bëri drejtësi.”
Ai shtoi se vendimi do të vlerësohet plotësisht pas zbardhjes së arsyetimit të gjykatës dhe se familja mund të vijojë betejën në instanca më të larta.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Hungaria po përgatitet për një votim historik. Të dielën mbi 8 milionë qytetarë do të thirren në kutitë e votimit për zgjedhjet që mund t'i japin fund sundimit 16- vjeçar të Viktor Orban dhe t'i hapin rrugën opozitës së udhëhequr nga Peter Magyar.
Mediat iraniane raportuan se Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord të shkrijnë asetet e ngrira iraniane të mbajtura në Katar dhe banka të tjera të huaja.
Një djalë 9-vjeçar u shpëtua këtë javë pasi jetonte i mbyllur në furgonin e shërbimeve të babait të tij në Francën lindore që nga viti 2024, sipas prokurorit lokal. Fëmija është shtruar në spital dhe babai i tij është ndaluar.
Policia e Krujës ka gjetur të fshehur në pyll njqë 55-vjeçar të shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë si dhe kultivim të bimëve narkotike.
Në një videomesazh të publikuar në Facebook, Berisha e cilësoi bonusin për pensionistët si minimal dhe të papërfillshëm, ndërsa theksoi se pagat në Shqipëri mbeten më të ulëtat në rajon.
Sipas burimeve spitalore, fëmija ndodhej në gjendje shumë të rëndë shëndetësore dhe si pasojë e dëmtimeve të shumta të marra gjatë rënies ka ndërruar jetë.
Një konflikt i çastit përfundoi tragjikisht në Nikël të Fushë Krujës, duke i marrë jetën një 48-vjeçari dhe duke çuar në arrestimin e autorit brenda pak orësh nga ngjarja.
Tirana do të kthehet nga nesër në një pikë takimi të shqiptarëve, ndërsa nis edicioni i katërt i Samitit të Diasporës, një aktivitet që këtë herë vjen me fokus të veçantë te historitë e suksesit dhe roli konkret i emigrantëve në zhvillimin e vendit.
Një rast shqetësues i shpërndarjes së lëndëve narkotike mes të miturve është goditur në Vlorë, ku dy adoleshentë dyshohet se furnizonin me drogë bashkëmoshatarët e tyre.
Mes dritës së qirinjve, tingujve të kambanave dhe lutjeve për paqe, besimtarët ortodoksë në të gjithë vendin kremtuan festën më të rëndësishme të kalendarit të tyre fetar, Pashkën, simbolin e Ngjalljes së Krishtit dhe triumfit të jetës mbi vdekjen.
Komente (0)