Policia e Krujës ka vënë në pranga një person, i dënuar nga drejtësia në të njëjtin vit për dy krime të ndryshme.
Në kuadër të operacionit “Pjesëtari” është vënë në pranga Armand Dervishi, i dënuar me 6 vjet e 8 muaj burg për pjesëmarrje në grup kriminal për kultivimin e narkotikëve.
Ky vendim, po ashtë është lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Dervishi, rezulton i dënuar në vitin 2024 dhe për ndërtim të paligjshëm.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)