Policia kufitare në Morinë ka vënë në pranga një shtetas kosovar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet finlandeze.
Si rezultat i kontrolleve të imtësishme u arrestuar nga shërbime kufitare, Sh. H., 40 vjeç, banues në Kosovë.
Nga verifikimet e kryera me Interpol Tiranën, rezultoi se ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Prokuroria e Distriktit Jugor Helsinki ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.
Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e 40-vjeçarit në Finlandë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)