E rëndë në Durrës: Tentoi të vriste bashkëshorten, arrestohet 76-vjeçari

U godit disa herë në kokë me një shkop druri, e moshuara ka pësuar dëmtime të rënda fizike dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë.

06.12.2025. 10:51

E rëndë në Durrës: Tentoi të vriste bashkëshorten, arrestohet 76-vjeçari

Një 76-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Durrësit pasi dyshohet se ka tentuar të vrasë bashkëshorten e tij, duke e plagosur rëndë me send të fortë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 17 të qytetit bregdetar.

Pas marrjes së njoftimit për një rast dhune në familje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës ndërhynë menjëherë, duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të dhunës me pasoja fatale për jetën. Shtetasi A. R., 76 vjeç, i dyshuar si autor i ngjarjes, është arrestuar në flagrancë.

Sipas veprimeve të para hetimore, gjatë një konflikti për motive të dobëta brenda banesës, 76-vjeçari ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, F. D., 70 vjeçe, duke e goditur disa herë në kokë me një shkop druri. Fatmirësisht u shmangën pasoja edhe më të rënda. Si pasojë e dhunës, e moshuara ka pësuar dëmtime të rënda fizike dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku po merr ndihmë mjekësore të specializuar.

NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË

Tentoi të vriste bashkëshorten duke e plagosur rëndë me një send të fortë, vihet në pranga menjëherë nga Policia 76-vjeçari. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, me marrjen e njoftimit për një rast dhune në familje në lagjen nr. 17, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë, duke bërë të mundur parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të dhunës me pasoja të rënda për jetën.

Në vijim të veprimeve, në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin A. R., 76 vjeç, autorin e dyshuar të ngjarjes.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se 76-vjeçari, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases F. D., 70 vjeçe, duke e goditur me send të fortë (shkop druri) në kokë. Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë parandaloi përshkallëzimin e dhunës me pasoja të rënda për jetën.

Si pasojë e goditjeve, 70-vjeçarja ka pësuar dëmtime të rënda fizike dhe u transportua menjëherë në Spitalin e Traumës Tiranë, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Etiketat:

Komente (0)