Një sërë ngjarjesh kriminale janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në qarkun e Fierit, ku Policia ka kryer disa arrestime dhe ka nisur hetime për raste të ndryshme.
Në një kontroll të kryer nga Forcat e Posaçme “Shqiponja”, një 39-vjeçar nga Tirana, L. A., u arrestua pasi në automjetin që drejtonte iu gjetën 9 doza kokaine. Lënda narkotike dhe automjeti u sekuestruan, ndërsa vijojnë hetimet për aktivitetin e tij të mundshëm kriminal.
Një tjetër ngjarje e rëndë u shënua në Levan, ku një konflikt familjar degjeneroi në dhunë fizike. Policia arrestoi bashkëshortët H. M. dhe L. M., të dy 42 vjeç, si dhe djalin e tyre 20-vjeçar, ndërsa djali tjetër 18-vjeçar u shpall në kërkim. Ata dyshohen se kanë dhunuar vëllain e L. M., 39 vjeç, dhe bashkëshorten e tij, si dhe kanë dëmtuar xhamat e automjeteve të tyre. Policia vijon punën për kapjen e 18-vjeçarit.
Në një tjetër rast, një 42-vjeçar nga Libofsha, E. K., po hetohet në gjendje të lirë pasi dyshohet se goditi me grushte një 43-vjeçar, për motive të dobëta.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)