Në Fier, policia ka vënë në pranga një 53-vjeçar të shpallur në kërkim, i cili akuzohet për dy vepra penale, trafikim të veprave të artit dhe kulturës, si dhe prodhim e shitje të lëndëve narkotike.
Arrestimi i tij u krye nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve, pasi Gjykata e Apelit kishte vendosur ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”.
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se ngjarja lidhet me veprimtarinë e zhvilluar rreth dy vite më parë, kur i dyshuari me iniciale Sh. K., banues në Fier, dyshohet se ka bashkëpunuar në trafikimin e disa objekteve me vlerë kulturore.
Paralelisht, gjatë kontrolleve të kryera në atë kohë, në banesën e tij thuhet se u gjetën sasi të lëndës narkotike të llojit kanabis sativa, të destinuara për shitje. Pas vendimit të Apelit dhe rikthimit të dosjes në fazë ekzekutimi, policia lokalizoi dhe ndaloi 53-vjeçarin, duke i dhënë fund arratisjes së tij.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)