Efektivi i policisë përplas për vdekje 67-vjeçarin në aksin Maliq–Lozhan

Një efektiv policie ka shkaktuar një aksident fatal mbrëmjen e sotme, në aksin rrugor Maliq-Lozhan. Bëhet me dije se si pasojë e përplasjes ka humbur jetën një 67-vjeçar.

02.12.2025. 19:15 >> 19:24

Efektivi i policisë përplas për vdekje 67-vjeçarin në aksin Maliq–Lozhan

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Maliq–Lozhan, pranë fshatit Maliq, ku ka humbur jetën një person. Sipas informacioneve paraprake, viktima ishte duke lëvizur në këmbë kur u godit nga një automjet i drejtuar nga një punonjës policie.

Shërbimet e policisë dhe ambulanca shkuan menjëherë në vendngjarje, ndërsa autoritetet po punojnë për të zbardhur plotësisht ngjarjen dhe për të identifikuar të gjitha rrethanat.

Policia e Shtetit ka publikuar informacionin paraprak për aksidentin, ku bëhet me dije se “rreth orës 18:10, në aksin rrugor ‘Maliq-Lozhan’, automjeti me drejtues shtetasin D. Q. (punonjës policie), ka përplasur shtetasin B. H., rreth 67 vjeç.”

Më tej, policia konfirmon se përplasja ka qenë fatale dhe i pasojë e përplasjes, 67-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Sakaq, drejtuesi i mjetit është shoqëruar për veprime të mëtejshme procedural në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë.

Ndërkohë, grupi hetimor dhe AMP ka nisur punën për sqarimin e plotë të aksidentit.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)