Belinda Balluku ankimon vendimin e GJKKO për masën e sigurisë

Belinda Balluku ka ankimuar në Apel vendimin e GJKKO-së që e pezulloi nga detyra si ministre dhe zëvendëskryeministre dhe i ndaloi daljen jashtë vendit.

02.12.2025. 10:44

Belinda Balluku ankimon vendimin e GJKKO për masën e sigurisë

Belinda Balluku ka ankimuar në Apel vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, që i caktoi dy masa sigurie: pezullim nga detyra si ministre dhe zëvendëskryeministre dhe ndalim të daljes jashtë vendit.

Vendimi i GJKKO-së lidhet me hetimet për procedurat e tenderit të tunelit të Llogorasë dhe tenderin e Lotit 4 të Unazës së Madhe, ku dyshohet se fituesi i kontratave ishte paracaktuar. SPAK po vijon hetimet për një seri procedurash të tjera prokurimi.

Ankimi i Ballukut vjen në një moment kur çështja është nën shqyrtim nga Gjykata Kushtetuese. Qeveria, përmes kryeministrit Edi Rama, ka kërkuar që vendimi i GJKKO-së të shfuqizohet, duke argumentuar se një ministër gëzon të njëjtat imunitete si deputeti dhe se pezullimi nga detyra përbën ndërhyrje në kompetencat e ekzekutivit.

Gjykata Kushtetuese pritet të vendosë sot nëse do ta kalojë çështjen për shqyrtim. Nëse Kolegji vendos ta marrë çështjen, seanca plenare mund të shqyrtojë fillimisht shuarjen e efekteve të pezullimit në pritje të vendimit përfundimtar. Kryeministri Rama ka theksuar se betejat nuk lidhen me emrin e Ballukut, por me mbrojtjen e kufirit ndarës mes pushteteve.

Belinda Balluku është ende e pezulluar nga detyra dhe e ndaluar të dalë jashtë vendit, ndërsa hetimet për aktivitetin e saj në tenderat e infrastrukturës vazhdojnë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)