Ministria e Jashtme po kërkon të ndërtojë një rezervë të struktruar profesionistësh në fushën e politikës së jashtme përmes një nisme ku i kërkon profesionistëve ti bashkohen MEPJ-së.
Ministri i MEPJ-së, Ferit Hoxha përmes një njoftimi në rrjetet sociale bën të ditur se mund të bëhen pjesë profesionistë nga e vendi dhe bota në fusha si marrëdhënie ndërkombëtare, e drejta, ekonomia, siguria, diplomacia digjitale apo komunikimi publik. Ai shpjegon dhe procedurat që ndiqen në këtë nismë të re.
POSTIMI I MINISTRIT FERIT HOXHA
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme do të hapë së shpejti një #thirrje publike për të ndërtuar një #rezervë të strukturuar profesionistësh që do të ftohen të kontribuojnë në politikën e jashtme 🇦🇱
🧵 1/ Çfarë është kjo nismë?
➡️ Një mekanizëm fleksibël që përfshin #ekspertë të certifikuar
➡️ Angazhim sipas nevojave konkrete të shërbimit të jashtëm
➡️ Plotëson dhe forcon #diplomacinë tradicionale
2/ Pse po krijohet?
🌍 Sepse bota është gjithnjë e më dinamike dhe komplekse
⚡ Kërkohet reagim i shpejtë dhe ekspertizë e specializuar
🎯 Diplomacia moderne kërkon fleksibilitet dhe inovacion
🇪🇺Projekti ynë madhor - #IntegrimiEvropian kërkon - energji, talent e përkushtim të shtuar.
3/ Kush mund të bëhet pjesë?
👩🎓👨💼 Profesionistë shqiptarë nga vendi dhe bota, në fusha si:
✔️ Marrëdhënie ndërkombëtare
✔️ E drejta
✔️ Ekonomia
✔️ Siguria
✔️ Komunikimi publik
✔️ Diplomacia digjitale
4/ Si funksionon?
📝 Përzgjedhje mbi bazë meritokracie
🔍 Verifikim dhe certifikim profesional
⏳ Angazhim për periudha të caktuara sipas nevojës
5/ Çfarë synon?
🇦🇱 Forcimin e kapaciteteve të politikës së jashtme
🤝 Përfaqësim më dinjitoz në arenën ndërkombëtare
🇪🇺 Mbështetje konkrete për antarësimin në BE
💡 Një hap i rëndësishëm drejt një shërbimi të jashtëm modern, të hapur dhe më efektiv.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)