Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka bërë një urim për 77-vjetorin e themelimit të NATO-s. Kreu i shtetit shqiptar e cilësoi një nga arritjet më të rëndësishme të bashkëpunimit ndërkombëtar, një Aleancë të ndërtuar mbi besimin dhe solidaritetin, me qëllim garantimin e lirisë, sigurisë dhe mbrojtjes së përbashkët.
Sipas tij, Aleanca vazhdon të jetë një simbol i unitetit dhe përgjegjësisë kolektive, duke mbrojtur vlerat demokratike dhe forcuar sigurinë Euroatlantike. “Prej 17 vitesh, Shqipëria qëndron krenarisht si një anëtare e denjë e kësaj familjeje, duke kontribuar për paqen, sigurinë dhe mbrojtjen kolektive”, deklaroi presidenti.
Begaj e vendosi theksin edhe të kontributi që jep vendi ynë. Sipas presidentit, rritja e buxhetit të mbrojtjes dhe pjesëmarrja aktive në misione dhe operacione të NATO-s tregojnë përkushtimin e Shqipërisë ndaj vlerave të përbashkëta.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)