Policia e Tiranës ka dhënë detaje mbi të riun një ditë më parë që përplasi tre makina dhe me hanxhar në dorë kërcënoi kalimtarët e rastit.
Fatmirësisht aty u ndodhën shërbimet e Forcave Detare të Ministrisë së Mbrojtjes që bën të mundur neutralizimin e tij.
Mësohet se i riu nga Fushë Kruja ishte në kërki nga policia për veprën penale të largimt të të burgosurit nga vendi i qendrimit.
NJOFTIMI I PLOTE
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 7, në përfundim të veprimeve të para hetimore, arrestuan shtetasin F. M., 34 vjeç, banues në Fushë Krujë.
34-vjeçari dyshohet se fillimisht ka përplasur me automjetin që drejtonte në rrugën e Rinasit, 3 automjete, me pasojë vetëm dëme materiale. Më pas, ka shkuar në një lokal në zonë, ku ka marrë një mjet prerës (hanxhar), me të cilin ka kanosur qytetarë, si dhe ka dëmtuar 1 automjet dhe celularin e drejtuesit të tij. Gjatë shoqërimit në ambientet e Policisë, shtetasi F. M. ka kundërshtuar me dhunë, efektivët. Nga verifikimet e kryera më tej, rezultoi se 34-vjeçari ishte aktualisht në kërkim, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
Shtetasi F. M. është neutralizuar fillimisht nga shërbime të Forcave Detare të Ministrisë së Mbrojtjes, të cilët po qarkullonin në këtë aks rrugor dhe më pas kanë ndërhyrë shërbimet e Policisë, të cilët kishin marrë njoftimin për të shkuar në vendngjarje.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)