Një ditë pas paralajmërimit, VanHorn në Rinas inspekton pajisjet e kontrollit
Një ditë pasi ambasada amerikane paralajmëroi se grupe të lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë Shqipërinë dhe opozitën iraniane në Ashraf 3, e ngarkuara me punë e SHBA, Nancy VanHorn, ka qenë në Aeroportin e Rinasit ku ka inspektuar pajisjet e kontrollit të prodhuara në Shtetet e Bashkuara.
Një ditë pasi ambasada amerikane paralajmëroi se grupe të lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë Shqipërinë dhe opozitën iraniane në Ashraf 3, e ngarkuara me punë e SHBA, Nancy VanHorn, ka qenë në Aeroportin e Rinasit ku ka inspektuar pajisjet e kontrollit të prodhuara në Shtetet e Bashkuara.
"Bashkëpunimi me ofrues të besueshëm të teknologjisë amerikane i ndihmon kompanitë shqiptare të përmirësojnë sigurinë dhe të përforcojnë sigurinë kufitare", thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA.
Pas alarmit të dhënë nga ambasada e SHBA në Tiranë për shënjestrim nga Irani të vendeve në Shqipëri, deputeti demokrat Tritan Shehu kërkoi nga Kuvendi që kryeministri Edi Rama të përgjigjet për masat e mara në këtë drejtim, por ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha tha se s'ka vend për alarm.
Ambasada amerikane në Tiranë paralajmëron se grupe të lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë në Shqipëri subjekte të lidhura me SHBA-në, si dhe opozitën iraniane.
Një ditë më parë, Ambasada amerikane në Tiranë paralajmëron se grupe të lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë në Shqipëri subjekte të lidhura me SHBA-në, si dhe opozitën iraniane. "Grupet e lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë subjekte të lidhura me Shtetet e Bashkuara ose elementë të opozitës iraniane në Shqipëri. Ata gjithashtu mund të synojnë vende të zakonshme, të tilla si vende turistike, qendra tregtare, hotele, klube dhe restorante. Ne i inkurajojmë qytetarët amerikanë të ushtrojnë vigjilencë të shtuar", thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA.
Sakaq, edhe sot në seancën plenare janë zhvilluar debate lidhur me paralajmërimin e SHBA, ku opozita ka kërkuar që kryeministri të japë informacione,teksa ministrat thanë se nuk ka vend për panik.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Hungaria po përgatitet për një votim historik. Të dielën mbi 8 milionë qytetarë do të thirren në kutitë e votimit për zgjedhjet që mund t'i japin fund sundimit 16- vjeçar të Viktor Orban dhe t'i hapin rrugën opozitës së udhëhequr nga Peter Magyar.
Mediat iraniane raportuan se Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord të shkrijnë asetet e ngrira iraniane të mbajtura në Katar dhe banka të tjera të huaja.
Një djalë 9-vjeçar u shpëtua këtë javë pasi jetonte i mbyllur në furgonin e shërbimeve të babait të tij në Francën lindore që nga viti 2024, sipas prokurorit lokal. Fëmija është shtruar në spital dhe babai i tij është ndaluar.
Policia e Krujës ka gjetur të fshehur në pyll njqë 55-vjeçar të shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë si dhe kultivim të bimëve narkotike.
Në një videomesazh të publikuar në Facebook, Berisha e cilësoi bonusin për pensionistët si minimal dhe të papërfillshëm, ndërsa theksoi se pagat në Shqipëri mbeten më të ulëtat në rajon.
Sipas burimeve spitalore, fëmija ndodhej në gjendje shumë të rëndë shëndetësore dhe si pasojë e dëmtimeve të shumta të marra gjatë rënies ka ndërruar jetë.
Një konflikt i çastit përfundoi tragjikisht në Nikël të Fushë Krujës, duke i marrë jetën një 48-vjeçari dhe duke çuar në arrestimin e autorit brenda pak orësh nga ngjarja.
Tirana do të kthehet nga nesër në një pikë takimi të shqiptarëve, ndërsa nis edicioni i katërt i Samitit të Diasporës, një aktivitet që këtë herë vjen me fokus të veçantë te historitë e suksesit dhe roli konkret i emigrantëve në zhvillimin e vendit.
Një rast shqetësues i shpërndarjes së lëndëve narkotike mes të miturve është goditur në Vlorë, ku dy adoleshentë dyshohet se furnizonin me drogë bashkëmoshatarët e tyre.
Mes dritës së qirinjve, tingujve të kambanave dhe lutjeve për paqe, besimtarët ortodoksë në të gjithë vendin kremtuan festën më të rëndësishme të kalendarit të tyre fetar, Pashkën, simbolin e Ngjalljes së Krishtit dhe triumfit të jetës mbi vdekjen.
Komente (0)