Qyteti i Durrësit rrezikon të përballet me mungesë të ujit të pijshëm për shkak të një defekti në tubacionin DN 700 mm që vjen nga Stacioni i Pompave në Fushë Milot.
Shoqëria Rajonale Ujësjellës-Kanalizime Durrës (SHRUKD) njofton se defekti është shkaktuar nga rrëshqitja e dherave në zonën e Bizës, pranë Ishmit, duke krijuar probleme në furnizimin me ujë në lagjet 2 deri në 11, ndërsa më të ndjeshme priten ndikime në lagjen 15.
Ekipet teknike kanë nisur punën për riparimin e tubacionit dhe pritet që ndërhyrja të përfundojë deri në mesnatë, me qëllim rikthimin e furnizimit normal sa më shpejt.
Autoritetet kërkojnë mirëkuptimin e qytetarëve për këtë situatë të përkohshme dhe theksojnë se po punohet intensivisht për të shmangur ndërprerje të mëtejshme. Qytetarët paralajmërohen që të menaxhojnë konsumimin e ujit deri në normalizimin e furnizimit.
NJOFTIMI I PLOTË
SHRUKD njofton se, për shkak të një defekti të rëndë në tubacionin DN 700 mm, që vjen nga Stacioni i Pompave në Fushë Milot, i shkaktuar si pasojë e rrëshqitjes së dherave, qyteti i Durrës dhe lagjet e tij mund të kenë probleme në furnizimin me ujë të pijshëm.
Do të ketë mungesë të pjesshme të furnizimit me ujë në lagjet:
2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 10 dhe 11, ndërsa probleme më të ndjeshme priten në lagjen 15.
Ekipet tona teknike ndodhen në terren dhe po punojnë intensivisht për evidentimin dhe riparimin e defektit, me qëllim rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit normal.
Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve për këtë situatë të përkohshme dhe ju falënderojmë për durimin.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)