“Forcimi i sundimit të ligjit është një kusht thelbësor për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian”. Ky ishte mesazhi që ambasadori i Gjermanisë në vendin tonë, Karl Bergner i transmetoi kreut të SPAK, Klodian Braho.
Deklarata u bë gjatë një takimi që përfaqësuesi gjerman zhvilloi me drejtuesin e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Ambasadori Bergner nënvijëzoi gjithashtu se Gjermania është një nga vendet që e mbështet fuqishëm anëtarësimin e vendit tonë, si politikisht, ashtu edhe financiarisht.
Një prej garancive të dhëna nga diplomati, ishte se vendi i tij do të vazhdojë të angazhohet intensivisht për të ruajtur progresin e arritur në vitet e fundit dhe për të mundësuar luftën efektive kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)