Mediat dhe më specifikisht kameranët, shprehën solidaritet me kolegët e rrezikuar në protestat që po organizon opozita. Operatorët ulën kamerat dhe refuzuan të xhironin eksponentët e Partisë Demokratike gjatë paraqitjes së tyre në gjykatë, në kohën kur po shqyrtoheshin masat e sigurisë për protestuesit e arrestuar.
Veprimi erdhi pas incidentit të rrezikshëm të së martës që kaloi, kur operatori i “News 24”, Aldo Kashri mori flakë gjatë hedhjes së molotovëve mbi makinën e televizionit. Ngjarja i rrezikoi seriozisht jetën dhe i shkaktoi lëndime, pasi pësoi djegie të lehta në duar.
Protesta e operatorëve, të cilët refuzuan të xhirojnë mbështetës të opozitës që u paraqitën në gjykatë kur do të jepeshin masat e sigurisë për të ndaluarit, ishte një mesazh reagimi dhe për vetëmbrojtje i komunitetit të gazetarëve dhe kameramanëve të terrenit ndaj situatave të rrezikshme gjatë mbulimit të protestave.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)