Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të premte ish deputetin demokrat, Dashnor Sula në krye të inspektoratit të përgjithshëm. Gjatë fjalës së tij Rama tha se Sula nuk e ka kursyer në Parlament, por tashmë duhet kaluar nga fjala te puna. Ai i la si detyrë të rëndësishme që të adresojë ato që ka thënë në Parlament.
“I uroj punë të mbar kryeinspektorit. Është një moment i rëndësishme i kësaj reforme sepse pasi kemi kapërcyer fazën e parë që ati shumë nevojë për parapërgatitej për të studiuar modelet dhe për të krijuar një lloj bindjeje tek të gjithë se ishte një domosdoshmëri të kapërcehej skema organizative e të shkuarës, tani do të kalojmë në fazën e zbatimit të thelluar të reformës. Do të shoqërohet me fillimin e punë për të ndërtuar kompleksin e ri të inspektoriatiat që do të krijojë kushte optimale për të mbledhur të gjithë inspektoriatet. Vjen nga një karrierë pulitke, por më parë ka qenë një progtagonist në sistemin e drejtësisë. Ka gjithë formimin e nevojshëm për të ndjekur këtë punë pasi formimi juridik është i rëndësishme. Ka dhe sfidën që të gjitha ato që ka thënë në parlament t’i adresojë”, tha Rama.
Ndërsa Sula i sapoemëruar tha se e fitoi këtë post me konkurrim dhe doli i pari, ndërsa në partinë e tij u zgjodh i pari, por u la i fundit.
"Te qeveria jote konkurova, dola i pari dhe vlerësohem. Te partia ime dola i pari, u rendita i fundit në listë. Do duhet të besojmë në konkurrime, të aplikojmë dhe jam i bindur që do të ketë drejtësi në atë konkurim", tha ai.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)